Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë-Pejë, vdes një person

 

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i lënduar si pasojë e një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Komoran të Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Sipas policisë një veturë që po udhëtonte në drejtim të Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të ndaluar në një pikë karburanti.

“Sot, më 07.12.2019, rreth orës 8:10, në fshatin Komoran, në autostradë, një veturë që po udhëtonte në drejtim të Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të ndaluar në një pikë karburanti”, ka konfirmuar Kelani.

Drejtuesi i veturës, sipas konstatimit të mjekëve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjere. Në vend ngjarje kanë dalur njësi policore, zjarrfikësit, ndihma e parë dhe prokurori kujdestar./21Media