Aksident me fatalitet në rrugën Pejë-Prishtinë, vdes këmbësorja që u godit nga vetura
Një grua ka vdekur sot më 27.11.2024 në fshatin Drenoc të Klinës pasi është goditur nga një veturë derisa ishte duke e kaluar rrugën bashkë më bashkëshortin e saj.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:10.
“Pas aksidentit gruaja e aksidentuar është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, por për shkak të lëndimeve të marra ka vdekur. Vdekja e saj është konfirmuar nga mjeku kujdestar” – tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 17:10 minuta në magjistralen Prishtinë-Pejë në fshatin Drenoc të Klinës ka ndodhur një aksident dhe si shkak i aksidentit një këmbësore është goditur nga një veturë. Të lënduarën e kanë dërguar në Emergjencë e Spitalit Rajonal të Pejës, por ka ndërruar jetë si shkak i lëndimeve të marra” – tha Gashi, i cili shtoi se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar.