Foto: oranews.tv

Aksident me fatalitet në Rrugën e Kombit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, në aksin rrugor Milot-Rreshen.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti ku një mjet i rëndë transporti me drejtues shtetasin E.H., është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin A.Gj., i cili për pasojë ka vdekur.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. oranews.tv