Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një person

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një vetaksidenti, që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Prizren.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, me kushtet e rrugës.

“Rreth orës 04:55 të mëngjesit ka ndodhur një vetaksident, për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet në rrugë, si pasojë automjeti ka dalë prej rrugës dhe ka rënë. Shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa pasagjeri ka vdekur. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes” – ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka njoftuar se viktima dyshohet se është mashkull i moshës rreth 20 vjet.