Aksident me fatalitet në Pejë - Policia në kërkim të të dyshuarit

Në rrugën “Bill Klinton” në Pejë ka ndodhur aksident me fatalitet gjatë së dielës.

Një këmbësor ka pësuar lëndime pasi u godit nga një veturë, lëndime që sollën vdekjen e tij.

I dyshuari që goditi viktimën u largua me veturë nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, njofton Policia.

Mjeku kujdestar në spitalin rajonal të Pejës ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

I dyshuari i cili gjendet në arrati është identifikuar dhe vetura e tij është gjetur dhe konfiskuar.

Aksidenti me fatalitet në Pejë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarit