
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 65-vjeçar
30.12.2024 - 20:19
Një person i moshës 65-vjeçare ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë.
Viktima ishte duke ngasur biçikletën.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë të Jugut sot, më 30.12.2024, rreth orës 18:35.
Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biciklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendngjarje ka humbur jetën biçiklisti viktima mashkull /kosovar i moshës 65-vjeçare”- tha Zahiti.
Ai shtoi se njësitë përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.