Aksident me fatalitet në Drenas, vdes këmbësorja

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të martën rreth orës 18:10, në fshatin Korreticë e Ulët në Drenas.

Në aksident ishte e përfshirë një veturë që ka goditur një këmbësore, ku si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka vdekur në QKUK.

Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

”Në ora 18:10, në fshatin Korreticë, Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku. Një veturë ka goditur një këmbësore”, ka thënë Krasniqi. /21Media