Aksident me fatalitet në Carralevë, vdes një 42-vjeçar nga Suhareka

Një person i moshës rreth 42-vjeçare ka mbetur i vdekur në një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture që ka ndodhur sonte, më 12.02.2025, rreth orës 18:25 në Carralevë.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes ka mbetur i vdekur J.G., rreth 42-vjeçar, nga Suhareka.

Në vendin e ngjarjes janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprorë të Stacionit Policor të Suharekës dhe të Trafikut Rajonal të Prizrenit.

Për mometin, rruga Suharekë-Carralevë është e bllokuar.