Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një aksident me fatalitet ka ndodhur më 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha nuk ka treguar numrin e viktimave, ndërsa ka thënë se për detaje të tjera do të njoftoheni nga raportimet shtesë.
“Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore. Ne vendin e aksidentit kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipe tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rendë. Për detaje tjera do te njoftoheni nga kompetentet pas raportimeve shtese”- tha Hoxha.
Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik dhe për te shmangur rastet e tilla tragjike.