Aksident me fatalitet në autostradën “Arbër Xhaferi”

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në autostradën “Arbër Xhaferi” në pjesën mes Lipjanit e Prishtinës.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

Sipas Policisë, në aksident ka qenë e involvuar vetëm një veturë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, dy të lënduar rëndë dhe dy të lënduar lehtë. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në QKUK dhe sot, pak minuta pas mesnatës njëri prej të lënduarve ka vdekur. Trupi i tij është dërguar në IML për Obduksion.