
Aksident me fatalitet në autostradën “Arbën Xhaferi”
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se në aksident është përfshirë vetëm një veturë dhe se sipas mjekëve, një person është pa shenja jete.
“Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (kilometri i 24, drejtimi për Prishtinë). Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente mjekësore. Sipas mjekëve, një person është pa shenja jete”- ka konfirmuar Krasniqi për KALLXO.com.
Më tëj, Krasniqi thotë se Policia është marrë me rastin duke kryer procedurat lidhur me këtë aksident.