Ilustrim

Aksident me fatalitet në autostradë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të martën rreth orës 22 :00 në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas Policisë në aksident janë përfshirë tri automjete.

Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima e gjinisë femërore, e cila është dërguar në IML për obduksion, ndërsa pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.