Aksident me fatalitet në Arllat

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Arllat të Drenasit, në rrugën drejt Malishevës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:40.

Burime të KALLXO.com thonë se në aksident janë përfshirë katër vetura.

Këto burime thonë se në këtë aksident jetën e ka humbur një person.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e policisë, të Zjarrfikësve dhe Emergjenca.