Aksident me dy të lënduar në rrugën Fushë Kosovë - Prishtinë

Një aksident në mes një makine dhe kamioni ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 përkatësisht në fshatin Bresje, përgjatë rrugës Fushë Kosovë – Prishtinë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Rreth orës 18:50, Policia iu ka përgjigjur një rasti aksident trafiku në autostraden Bresje – Veternik, KM 86, ku të perfshira kanë qenë 1 automjet dhe 1 kamion”, ka thënë Hoxha.

Si shkak i aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.