Aksident me disa të lënduar në Podujevë

Një aksident me të lënduar është shënuar rreth orës 12:30 në fshatin Lupç të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona.

Në aksident gjithashtu kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Personat e lënduar  kanë marrë  trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti për KALLXO.com.

Tutje ai shtoi se Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.