Aksident me 8 të lënduar afër Prishtinës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Vranidoll të Prishtinës. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tetë persona.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas tij, të lënduarit kanë marr trajtim mjekësor.

“Me datë 14.08.2019 në fshatin Vranidoll si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore, ku të përfshira kanë qenë dy vetura. Në mesin e të lënduarve janë dy shoferët si dhe gjashtë pasagjeret e këtyre veturave. Të njëjtit kanë marr trajtim mjekësor dhe sipas mjekeve bëhet fjalë për lëndime të lehta”, ka thënë Kelani.