Aksident masiv në Fushë Kosovë, shtatë të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në dalje të Fushë Kosovë, konkretisht drejtimi për Sllatinë.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se në këtë aksident janë të përfshira tetë vetura.

Krasniqi tha se janë të lënduar shtatë persona.

“Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës drejtimi për Sllatinë në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, tha ai.