Foto: Ilustrim

Aksident komunikacioni në Gjilan, arrestohet shoferi

Një grua është lënduar në një aksident komunikacioni mes dy veturave në Gjilan, njofton Policia e Kosovës.

Shoferi i i veturës me targa të huaja, që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Shoferja është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture civile me targa të huaja që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i huaj, dhe veturës tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima femër kosovare. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.