Aksident i rëndë në rrugën Prizren-Gjakovë, shtatë persona të lënduar

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore, nga një aksident që ka ndodhur sot pasdite në rrugën Prizen-Gjakovë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Në Bishtazhin, dy automjete të përfshira në një aksident të rëndë. Vetura e cila ishte në drejtimin Prizren-Gjakovë bën tejkalim të pasigurt dhe godet veturën në pjesën e parme, ana e majtë e cila ishte në drejtim të Prizrenit. Nga aksidenti janë 7  persona të lënduar, 1 prej tyre është në gjendje të rëndë (thyerje të nofullës)”, ka thënë ai.