Foto: KALLXO.com

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, 8 të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Shupkovc.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe një automjet.

Sipas tij, tetë persona kanë kërkuar tretman mjekësor.

Në redaksinë e KALLXO.com kanë arritur disa foto nga vendi i ngjarjes.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com