Foto-ilustrim

Aksident i rëndë në rrugën për Drenas, lëndohen 4 persona

Në një aksident që ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Zabel i Ulët në Drenas janë lënduar 4 persona.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, bëri të ditur për KALLXO.com se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet e mjekëve emergjent si dhe zjarrfikësit.

“Në aksident janë të përfshira një veturë dhe një kamion dhe informacionet aktuale nga vendi i ngjarjes flasin për katër persona me lëndime trupore. Njësia e trafikut rrugor ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të saj për të zbardhur shkaktarët që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka shtuar Ahmeti.