Foto: Ilustrim

Aksident i rëndë në rrugën Kllokot-Viti, dy të vdekur

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur pas mesnatës në Viti. Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur një 32-vjeçar dhe një 35-vjeçar, derisa në gjendje të rëndë është edhe një person tjetër.

Lajmin për e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismat Hashani.

“Policia e Kosovës është informu se me 31 tetor 2020 pas mesnate rreth orës 00:10 min ka ndodh një aksident trafiku. Nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti te ketë ardhur atëherë kur një vetur në lëvizje në të cilën kanë qenë tre persona në rrugen Kllokot-Viti, humb kontrollin dhe përplaset jashtë rrugës.

Me këtë rast lëndime vdekjepruese peson drejtuesi i automjetit (1985) i cili ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy pasagjeret dergohen në Qendrën emergjente në Gjilan. Njëri nga pasagjerët (1988) edhe përkundër ndihmës së ofruar ndërron jetë si pasoj e lëndimeve të marra në aksident, ndërsa Pasagjeri i tret (1981) dergohet në QKUK-Prishtine në gjendje të rend”, ka thënë Hashani për rtv21.tv.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda dhe me urdhër të tij trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion. Hashani ka bërë të ditur se ky rast i rëndë është duke u hetuar nga Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal./21Media