Aksident i rëndë në Ferizaj

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 17:00 në Ferizaj, në rrugën për në Gjilan.

Sipas fotografive të dërguara nga një qytetar, në këtë aksident janë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë (skuter).

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se një person i gjinisë mashkullore ka pësuar lëndime dhe ka pësuar gjakderdhje të madhe.

Viktimës i kanë dalë në ndihmë disa punëtorë që ishin afër vendit ku ka ndodhur aksidenti si dhe kalimtarë të rastit.

Këto janë fotot nga vendi i ngjarjes:

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com