Ilustrim - Aksident - Foto: KALLXO.com

Aksident i rëndë në Deçan mes dy veturave dhe një kamioni, 4 të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, ku janë lënduar katër persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.

“Sot rreth orës, 15:25, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhë në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një kamion dhe dy vetura, si pasojë e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova. /Telegrafi/