Ilustrim

Aksident afër Prishtinës, një i lënduar

Nga një aksident trafiku në rajonin e Prishtinës një person është lënduar.

Në aksidentin që ka ndodhur dje rreth orë 17:00 në fshatin Shkabaj janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Sipas Policisë viktima është vozitësi i veturës dhe është dërguar në QKUK.

Tutje Policia thekson se i lënduar është jashtë rrezikut për jetë dhe rasti është duke u hetuar.