Aksident ​mes tri veturave në Lipjan, ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur në rrugën Lipjan Magure, saktësisht në fshatin Torinë rreth orës 19:30.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se në aksident janë përfshirë tri automjete.

Sipas tij, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë shkaktuar edhe dëme materiale.

“Dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, ka thënë Borovci për KALLXO.com.

Tutje, ai tha se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.