Aksdent në rrugën Gjakovë-Deçan, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Gjakovë- Deçan në afërsi të një qendre tregtare.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Nysret Xhurkaj, tha për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim fillimisht në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”.

“Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari deri sa kishte qenë duke e drejtuar automjetin dhe duke marrë veprim të pasigurt e në pamundësi të shmangies së aksidentit e godet veturën në pjesën e parme anësore”, tha Xhurkaj.

Ai shtoi tutje se lëndime kanë marrë dy vozitësit e veturave që janë aksidentuar dhe një pasagjer.

Njëri nga vozitësit sipas Xhurkajy ka pësuar frakturë në hundë dhe më pas është hospitalizuar në repartin kirurgjik.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Rasti me urdhër të prokurorit ka shkuar në procedurë të rregullt.