Bordi i drejtorëve të AKP-së - Foto: AKP

AKP vendosi për likuidimin e disa ndërmarrjeve shoqërore

Bordi i drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, gjatë të cilës është diskutuar mbi aktivitetet e institucionit në muajin nëntor.

Siç bëhet e ditur në komunikatën për media, bordi i drejtorëve ka marrë vendim për vendosjen në likuidim të disa ndërmarrjeve.

“Në këtë takim Bordi miratoi vlerësimin e performancës së menaxhmentit për vitin 2017.  Tutje, shqyrtoi dhe miratoi Planin e punës së NJAB-it për vitin 2020 si dhe Strategjinë e NJAB për vitet 2020-2022. Veç kësaj Bordi miratoi propozimin e Menaxhmentit për vendosjen në likuidim të një grupi të Ndërmarrjeve Shoqërore/Aseteve”, thuhet në komunikatë.

Përveç kësaj, bordi ka aprovuar buxhetin edhe për disa ndërmarrje shoqërore.

“Bordi shqyrtoi dhe miratoi propozimin e Autoritetit të Likuidimit për aprovimin e buxhetit për Ndërmarrjet Shoqërore në likuidim: i) PRN066 NSh ”ABC Genci” Prishtinë; 2) PRN072 NSH “EUP Inxhinjering” Prishtinë; 3) GJI170 NeëCo XIM Strezovci; dhe 4) MIT044 NSh “Transkosova” Mitrovicë”, thuhet tutje në komunikatë.

Në këtë mbledhje bordi ka miratuar dy propozimet e Autoritetit të Likuidimit.

“MIT042 NSH Çyçavica Vushtrri (në likuidim) Raportin për Shpërndarjen e Përkohshme të Pjesshme për kreditorët e NSH-së  në vlerë prej rreth 1.7 milion € si dhe GJI041 NSH Kosovaplast Gjilan (në likuidim) Raportin për Shpërndarjen e Përkohshme të Pjesshme për kreditorët e NSH-së në vlerë prej 651.000 €.”, thuhet në komunikatë.

Mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve është caktuar të mbahet më 30 dhjetor 2019.

AKP tërheq nga shitja disa prona në Gjakovë