AKP tërheq shitjen e disa parcelave në Skenderaj

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka njoftuar se ka tërhequr nga shitja disa parecela në Komunën e Skenderajt.

Sipas AKP-së, tërheqja është bërë në bazë të kërkesës së Komunës së Skenderajt dhe Vendimit të Kuvendit Komunal të Skënderajt për shpalljen e këtyre pronave si zona me interes publik.

Parcelat që janë tërhequr nga tenderi i shitjes janë njësinë  nr.30-Fabrika e Plastikës Parcelat në Skenderaj, nr.31-Produkt Parcelat 1066-0 dhe 1067-0 në Kuçicë, nr.32-Produkt Parcela 1215-0 në Kuçicë, nr.38-NSH Produkt Parcelat në Polac i Ri dhe nr.39-Produkt Parcelat 955-0, 956-0 dhe 957-1 në Baks.

“Të gjitha këto prona ishin paraparë për t’u shitur përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 49, e cila do të mbahet me datë 21 gusht 2019”, thuhet në komunikatë.

AKP tutje thekson se nga kjo valë e shitjes se aseteve, agjencia do të zbatojë rregullat e reja të thjeshtuara të tenderit që lehtësojnë procesin e ofertimit.

Sipas AKP-së, lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 49 përfshinë asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës dhe mund të gjendet në web faqen e AKP-së.

“Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 21 gusht  2019 në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave”, thuhet në njoftim.