AKP tërheq nga shitja disa prona në Gjakovë

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka njoftuar se janë tërhequr nga shitja disa prona në Komunën e Gjakovës.

“AKP njofton se ka tërhequr nga SHAL 53: ‘Njësinë  nr.63-KB Rogova, Parcela nr.639-0 në ZK Rogovë I’, me numr rendor 63, prona në ZK Rogove Komuna e Gjakovës”, thuhet në komunikatë.

Tutje AKP njoftoi se shitja ishe paraparë të bëhet përmes likuidimit.

“Kjo njësi ishte  paraparë të shitej përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 53, me numër rendor 63, e cila do të mbahet me datë 26 dhjetor 2019, ndërsa tërheqja nga tenderi i kësaj  njësia është bërë në bazë të shkresës nga Drejtoria per Gjeodezi dhe Kadaster Komuna e Gjakovës”, thuhet tuje në njoftim.

Sipas AKP-së në shitje ende janë 123 asete të ndërmarrjeve tgë ndyshme, dorëzimni i ofertave për të cilat bëhet më 26 dhejtor.

“Ndërkaq lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 53 përfshinë 123 asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës. Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 26 dhjetor 2019 nga ora 10:00 deri 12:00, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave, në Hotelin Grand duke filluar nga ora 12:30”, thuhet tutje aty.