Agjencia Kosovare e Privatizimit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

AKP në kundërshtim me ligjin nuk i publikoi kontratat e nënshkruar të prokurimit

Si pasoj e neglizhencës së zyrtarëve të saj, Agjencia Kosovare e Privatizimit, nuk i publikoi kontratat e nënshkruara të prokurimit. Publikimi i kontratave kërkohet me ligj.

Auditori i Përgjithshëm gjeti se AKP nuk i publikoi në platformën elektronike të e-prokurimit, kontratat e nënshkruara.

“Ne kemi vërejtur se kontratat: “Inventarizimi i Objektit të ri të AKP-së”, “Furnizim me pajisje të Teknologjisë Informative”, dhe “Kontrata për qiramarrje për shfrytëzimin e hapësirës për Arkivë në Prishtinë”, nuk ishin publikuar në platformën e prokurimit elektronik”, thuhet në gjetjet e Auditorit.

Raporti bën të ditur se kjo kishte ndodhur si pasojë e neglizhencës së zyrtarëve të këtij institucioni dhe ndikon në uljen e transparencës së AKP-së.

Kreut të bordit i është kërkuar të zbatohen kërkesat ligjore dhe të publikohen kontratat.

“Kryesuesi i Bordit duhet të siguroj që të gjitha kontratat e nënshkruara të publikohen në platformën e prokurimit elektronik, konform kërkesave të ligjit dhe rregullave të zbatueshme”, rekomandon Auditori.

Auditori bazohet në paragrafin f të neni  22 të Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurimet Publike (RrUOPP) ku specifikohet se: “Autoriteti Kontraktues (AK), duhet ta publikoj kontratën e nënshkruar duke përfshirë Kushtet e Përgjithshme të Kontratës, Kushtet e Veçanta të Kontratës dhe Listën e Çmimeve. Publikimi bëhet në platformën e prokurimit elektronik

Përmes letër konfirmimit drejtuar Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Drejtuesi Menaxhues i Axhencisë Kosovare të Privatizimit , Valon Tolaj, konfirmoj se e ka pranuar raportin dhe është pajtuar me gjetjet e raportit pa ndonjë koment për përmbajtjen e raportit të auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të vitit 2020 të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Muajin e kaluar, të datës 14 qershor 2021, në emisionin “KallxoPernime” u diskuatua rreth shkarkimit të bordit të AKP-së.

Përball Jeta Xharrës, deputeti nga radhët e Lëvizjës Vetëvendosjes, Armend Muja ka treguar arsyet që quan në shkarkimin e bordit të AKP-së

“Pas prezantimit të raportit vjetor e kemi vërejtur që ka pasur disa gjëra të pazakonshme nga ana e bordit të kaluar, që kanë qenë një tendencë që të përmirësohen të gjitha dokumentet legjislative me të cilat ka operuar bordi dhe ka qenë shqetësuese rregullorja për negocim direkt dhe faljen e qirave, po ashtu edhe një mbledhje e tyre kushton 27 mijë euro”, tha Muja.

Ndërsa më von tregoi se si do të shuhet AKP. Sipas Mujës, do të krijohet një agjenci  cila do të menaxhoj asetet që do të rivlerësohen dhe do të përpilohet një konceptdokument i hapur për ndryshimin e ligjit ku marrin pjesë  ekspertët më të mirë, shoqëria civile dhe palët e interesit.

Nga debati në emision u murr vesh se një  mbledhje  e bordit të AKP-së, buxhetit të Kosovës i kushtoi rreth 27 mijë euro.

Për më shumë lidhur me Axhencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) kliko këtu