AKP miraton Raportin e Shpërndarjes së Përkohshme për disa ndërmarrje

Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku mori disa vendime.

Në komunikatë thuhet që Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Shpërndarjes së Përkohshme për NSH “Betonjerka” (në likuidim), NSH “Zhupa Reqane Prizren” (në likuidim), NSH “Tehnoremont/Ekoplast” (në likuidim), NSH “IBG Batteries” (në likuidim).

Sipas komunikatës  Bordi miratoi edhe rritjen e buxhetit për Ndërmarrjet Shoqërore në likuidim: a)  FAM, Viti; b) Lola Korporacija, Shtërpcë; c) IGK Ballkan, Suharekë; d)  Unimont, Prizren; dhe e) 17 Nëntori, Pejë, gjithashtu, veç kësaj Bordi shqyrtoi dhe miratoi kërkesat për qiramarrje të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore.