AKP miraton planin për rishikim të Njësisë së Auditimit

Bordi Drejtues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt për zhvillimet e fundit dhe aktivitetet e AKP-së.

Në këtë takim e miratuan planin e rishikuar të Njësisë së Auditimit për vitin 2020, si dhe u informuan mbi çështjet e Auditimit.

AKP përmes komunikatës njofton se gjatë këtij takimi u miratua edhe propozimi për qiradhënie të aseteve të NSh-ve.

“Bordi miratoi propozimet e menaxhmentit për qiradhënie të aseteve të NSH-ve. Tutje, pas informimit dhe shqyrtimit, Bordi miratoi edhe dy raporte të korrigjuara Autoritetit të Likuidimit lidhur me shpërndarjen e Përkohshme dhe të Pjesshme për “UNIS” (Fabrika e biçikletave, Pejë) dhe “Ndërmarrja e re Llamkos Steel SHPK”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa bëhet e ditur se mbledhja e radhës është caktuar për 25 shtator 2020.