AKP ia jep buxhetit të Kosovës 55 milionë euro

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka filluar procedurat e transferimit të 55 milionë eurove në buxhetin e shtetit të Kosovës.

Sipas një komunikate, Bordi i Drejtorëve ka vendosur sot që  55,015,326.00 milionë euro të “Fondeve të Përkohsheme” të transferohen në Buxhetin e Kosovës.

“Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku u azhurnua mbi zhvillimet dhe aktivitetet e fundit  gjatë muajit mars, ku diskutoi për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor dhe morri vendime të rëndësishme”, thuhet në komunikatë.

Sipas AKP-së, me këtë transferim të mjeteve nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, shuma e cila është kaluar në Buxhetin e Republikës së Kosovës deri më tani është 381,734,330.00 milion euro.