AKP e dëgjon Qeverinë, pezullon qiradhënien

Qeveria e Kosovës, më 10 mars mori vendim që t’i pezullojë të gjitha procedurat e qiradhënies së aseteve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Ky reagim i Qeverisë kishte ardhur pasi që AKP më 6 shkurt të këtij viti dhe me 5 mars kishte vendosur t’i një numër të madh të aseteve në listën për qiradhënie.

Kanë qenë të parapara 66 asete të AKP-së që të jepen në shfrytëzim me qira për disa vite.

I gjithë ky proces ishte paraparë të përfundojë më 12 mars, ku do të bëhej tërheqja e zarfeve përfituese të këtyre aseteve.

Dy ditë para se të përfundonte ky proces, Qeveria e Kosovës kishte vendosur t’i kërkonte AKP-së pezullimin e qiradhënies.

Ndërsa sot, AKP ka lëshuar një njoftim për palët e interesuara për këto asete se është bërë pezullimi i qiradhënies.

“Në përputhje me kërkesën e Qeverisë së Republikës se Kosovës të datës 10 mars 2020, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton publikun dhe palët e interesuara për pezullimin e të gjitha veprimeve në lidhje me shpalljen publike për Qiradhënie të Aseteve me Karakter Specifik të datës  06 shkurt 2020”, thuhet në njoftimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Vendimi i djeshëm i Qeverisë e obligonte AKP-në që të pezullonte deri në një afat të pacaktuar të gjitha veprimet për pronat e paluajtshme  nga lista e aseteve për qiradhënie.

Këtu mund ta gjeni vendimin e Qeverisë për pronat e AKP-së.

Këtu mund t’i gjeni asetet që ishin paraparë të jepen me qira nga ana e AKP-së