AKK publikon listën e zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë siç e parasheh ligji

Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar se 25 zyrtarë publik nuk e kanë deklaruar pasurinë, ndërsa 56 zyrtarë të tjerë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor.

Në anën tjetër 25 zyrtarë ligjor nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye ose e kanë deklaruar pas afatit të caktuar.

Emrat dhe mbiemrat e zyrtarëve të cilët nuk kanë deklaruar pasurinë:

1.Bardhyl Meta – Këshilltar politik i Kryeministrit,

2.Xhavit Beqiri Këshilltar i Jashtëm politik i Kryeministrit

3.Nazmi Selmanaj Këshilltar politik i ZvKM

4.Endrit Zabërgja Këshilltar i jashtëm politik ZvKM

5.Sabri Micaj Këshilltar i jashtëm politik ZvKM

6.Gjyzel Shaljani Këshilltare Politike e Ministrit Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,

7.Rineta Sheholli Këshilltare Politike Ministria e Drejtësisë,

8.Engelbert Zefaj Zëvendësministër Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

9.Linda Shala Këshilli Drejtues ,,Qendra Kinematografike e Kosovës” Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

10.Jusuf Bajraktari Këshilli Drejtues i IKMM-së Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

11.Çeman Denis Këshilltar Politik i Ministrit Ministria e Punëve të Brendshme dhe ARC

12.Selim Kryeziu Zëvendës ministrit /Zamenik ministra Ministria për Komunitete dhe Kthim

13.Ljubisa Cirkovic Këshilltar Komunal Fushë Kosovë

14. Riza Abdyli Këshilltar Komunal Gjilan

15. Arta Nuhiu Këshilltar Komunal Gjilan

16. Lirije Qeli Këshilltar Komunal Kaçanik

17. Ridvan Nebihu Këshilltar Komunal Ferizaj

18. Izet Zenuni Drej. Për mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime Publike Deçan

19. Shkelzen Hadergjonaj Këshilltar Komunal Deçan

20. Besjana Ukehaxhaj Këshilltar Komunal Deçan

21. Uran Tolaj Këshilltar Komunal Deçan

22. Hajrullah Preniqi Udhëheqës i Sektorit për Inspektime Obiliq

23. Kreshnik Smajlaj Këshilltar Komunal Prishtinë

24. Samra Ilijazi Këshilltar Komunal Prizreni

25. Lendita Muhaxheri Drejtorë Pejë.

Në anën tjetër janë 56 zyrtarët që kanë deklaruar pasurinë pas afatit si dhe 28 zyrtarë të tjerë të cilët janë arsyetuar për mos deklarim të pasurisë. 

Deklarimi i pasurisë, 109 zyrtarë publik nuk e deklarojnë pasurinë sipas Ligjit