AKK: Ka drejtorë të Policisë që nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Yll Buleshkaj, në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se ka drejtorë dhe ish-drejtorë të Policisë së Kosovës që nuk kanë bërë deklarimin e pasurisë.

Ai nuk ka pranuar të tregojë se kush janë këta drejtorë, mirëpo ka treguar se nuk janë ndonjëri nga drejtorët e përgjithshëm.

“Nuk kemi ndonjë udhëheqës të institucioneve, ka anëtarë të bordeve, ka drejtorë, ka drejtorë të Policisë së Kosovës që janë dërgu, por nuk ka udhëheqës të institucioneve”, ka thënë ai duke shtuar se nuk janë drejtorë të përgjithshëm pasi të njëjtët janë treguar të kujdesshëm.

Tutje ai ka thënë se ka pasur raste të drejtorëve që ose e kanë vonuar deklarimin e pasurisë ose deklarimi nuk ka qenë i saktë.

Tutje Buleshkaj ka thënë se ndaj çdo mosdeklarim të pasurisë dhe çdo deklarim i pasaktë dorëzohet kallëzim penal.