AKK dhe ZRrE nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi dhe bashkëpunimi 

Kryetari i Atoritetit të Konkurrencës (AKK), Valon Prestreshi dhe Ushtrues- detyre i kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullorit për Energji (ZRrE), Arsim Janova, nënshkruan marrëveshje Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve.

“Marrëveshja e nënshkruar synon që të krijojë mekanizma dhe platforma konkrete të bashkëpunimit mes dy palëve drejt krijimit të një tregu të qëndrueshëm të energjisë në Kosovë, bazuar në parimet e transparencës dhe konkurrencës së lirë”, tha Prestreshi.

KALLXO.com ka pyetur se nëse ky memorandum është i vonshëm, mirëpo kryetari i AKK-së , tha se kanë pasë bashkëpunim edhe pa memorandum.

Ndërsa, Janova tha se kjo marrëveshje shënon intensifikim më të lartë dhe se kjo marrëveshje është vullnet i të dy palëve.