Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

Akil Gjakova në gjysmëfinale, një fitore larg medaljes olimpike

Xhudisti Akil Gjakova ka arritur kaluar në gjysmë finale të Lojërave Olimpike në kategorinë e tij pas fitores ndaj xhudistit italian.

Në këtë ndeshje Gjakova mposhti xhudistin nga Italia, Manuel Lombardon, i cili u diskualifikua për shkak të tri vërejtjeve që mori nga gjyqtari.

Në ndeshjen e parë Gjakova mposhti brazilianin Cargnin, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon austriakun Gassner.

Të dielën, më 28.07.2024, xhudistja kosovare, Distria Krasniqi arriti të sigurojë medalje të argjendtë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Ajo në finale u përballe me Diyora Keldiyorova të Uzbekistanit, me të cilën ka një humbje nga po aq përballje në karrierën e saj.

Në Olimpiadën e Parisit, Kosova po merr pjesë me nëntë sportistë: pesë xhudistë, një boksiere, një sportiste në atletikë dhe dy notarë.