Akil Gjakova, Foto:Facebook

Akil Gjakova mbeti pa medalje

Xhudisti Akil Gjakova është renditur i pesti në kategorinë deri 73 kilogramë në turneun e xhudos në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Në ndeshjen për medaljen e bronztë Gjakova është mposhtur nga japonezi Soichi Hashimoto.

Akil Gjakova i nisi garat në Lojërat Olimpike Paris 2024 të hënën më 29.07.2024.

Në ndeshjen e parë Gjakova mposhti brazilianin Cargnin, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon austriakun Gassner.

Në ndeshjen për gjysëmfinale Gjakova mposhti xhudistin nga Italia, Manuel Lombardon, i cili u diskualifikua për shkak të tri vërejtjeve që mori nga gjyqtari.

Ndërsa, e humbi mundësinë për të garuar në finale të Lojërave Olimpike pasi është mposhtur nga xhudisti Hidayat Heydarov.

Kundërshtari i Akil Gjakovës në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike ishte nga Azerbajxhani.