Akil Gjakova mbetet pa medalje, humb garën për të bronztën

Xhudisti Akil Gjakova ka humbur garën olimpike për vendin e tretë në përballje me azerbajxhanin Rustam Orujov.

Akil Gjakova nuk ka arritur të hyjë në gjysmëfinale. Pas një lufte të ashpër, u mund në shënim të artë prej mongolezit, Tsogtbaatar Tsend-Ochir.

Gjakova ka tri fitore, që e renditin në vendin e shtatë në Lojërat Olimpike.

Xhudistja Nora Gjakova ka siguruar medalje olimpike pasi mundi japonezen Tsukasa Yoshida.

Nora do t’i sjell Kosovës medaljen e dytë olimpike nga Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Tokio, në kategorinë e femrave për peshën deri në 57 kg.

Gjakova e mundi Tsukasa-n me waza-ari në kohën shtesë.

Të shtunën, xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Olimpike.

Në Rio, më 2016, xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë.

Nora Gjakova shkon në finale, siguron një tjetër medalje olimpike për Kosovën (FOTO)