Akil Gjakova, Foto:Facebook

Akil Gjakova humb garën për finale, do të garojë për medalje të bronztë

Xhudisti Akil Gjakova e ka humbur mundësinë për të garuar në finale të Lojërave Olimpike pasi është mposhtur nga xhudisti Hidayat Heydarov.

Kundërshtari i Akil Gjakovës në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike ishte nga Azerbajxhani.

Akil Gjakova do të luftojë për medalje të bronztë olimpike.

Në ndeshjen për gjysëmfinale Gjakova mposhti xhudistin nga Italia, Manuel Lombardon, i cili u diskualifikua për shkak të tri vërejtjeve që mori nga gjyqtari.

Në ndeshjen e parë Gjakova mposhti brazilianin Cargnin, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon austriakun Gassner.

Të dielën, më 28.07.2024, xhudistja kosovare, Distria Krasniqi arriti të sigurojë medalje të argjendtë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Ajo në finale u përballe me Diyora Keldiyorova të Uzbekistanit, me të cilën ka një humbje nga po aq përballje në karrierën e saj.

Në Olimpiadën e Parisit, Kosova po merr pjesë me nëntë sportistë: pesë xhudistë, një boksiere, një sportiste në atletikë dhe dy notarë.