Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës
Akil Gjakova e nis garën me fitore, Nora mposhtet në rundin e parë
Nora e Akil Gjakova i nisën garat e tyre në Lojërat Olimpike Paris 2024 të hënën më 29.07.2024.
Akil Gjakova arriti që të sigurojë rrugëtimin e tij, duke mposhtur brazilianin Cargnin në raundin e parë të kategorisë -73 kg.
Mirëpo, kampionia olimpike, Nora Gjakova u ndal në rundin e parë nga Lkhagvatogo e Mongolisë.
Mposhtja nga Lkhagvatogo ia pamundësoi Nora Gjakovës rrugëtimin drejt medaljes së dytë olimpike.
Më 28.07.2024, xhudistja kosovare, Distria Krasniqi arriti të sigurojë medalje të argjendtë në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Ajo në finale u përballe me Diyora Keldiyorova të Uzbekistanit, me të cilën ka një humbje nga po aq përballje në karrierën e saj.
Në Olimpiadën e Parisit, Kosova po merr pjesë me nëntë sportistë: Pesë xhudistë, një boksiere, një sportiste në atletikë dhe dy notarë.