Akademia e Shkencave dhe Arteve te Kosoves Foto: ASHAK

Akademitë shqiptare, thirrje për mbrojtje të vlerave shkencore e kulturore 

Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHA), Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK) dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Shqipëri (QKLL) përmes një komunikate për media kanë kërkuar më shumë vëmendje për shkencë dhe kulturën në këto kohë pandemie nga COVID-19. 

Sipas komunikatës së përbashkët të këtyre institucioneve, shoqëria e sotme e kërcënuar nga një rrezik që kurrë nuk është njohur më parë, po e kupton më mirë se sa të rëndësishme janë për fatet e saj, sot dhe në të ardhmen, shkenca, kultura, artet dhe ndërkomunikimi. 

 Institucione e lartcekura mbështesin, në mënyrë të veçantë të gjithë ata njerëz të dijes që gjenden në vijën e parë të rrezikut, të cilët po bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetë njerëzore.  

Sipas tyre, shkenca dhe bota intelektuale po qëndrojnë me dinjitet përballë fatkeqësisë botërore, duke kërkuar rrugë e zgjidhje për t’u kthyer sa më parë në normalitet. 

“Jemi të detyruar të zgjedhim të keqen më të vogël: të pranojmë distancimin shoqëror për të zvogëluar dhe mbajtur nën kontroll përhapjen e pandemisë, me qëllimin parësor mbrojtjen e jetës, megjithëse e dimë mirë se kjo ka rrezikuar dhe do të rrezikojë përkohësisht ndërkomunikimin në shkencë, kulturë dhe art.  Shqipëria dhe Kosova, si gjithë të tjerët në botë, janë vënë përballë një rendi dhe forme të re komunikimi intelektual, ku të rrezikuara nuk janë vetëm jetët e njerëzve apo ekonomitë, por edhe shkenca, kultura dhe arti me gjithë përbërëset e tyre. Në një mënyrë gati të padukshme dhe larg vëmendjes së opinionit, çdo vlerë shkencore e kulturore po relativizohet, po humb peshën e vet, po humb funksionin shoqëror dhe emancipues, duke u shtyrë gjithnjë e më shumë në periferi të zhvillimeve shoqërore; po bëhet e pavërejtur dhe e panevojshme, duke u kthyer në veprimtari sekondare”, thuhet në komunikatë. 

 Po sipas kësaj komunikate, ASHAK, ASHSH dhe QKLL, për shkak të rrethanave, prioriteteve dhe ngutjes për t’iu vënë përballë një të keqeje jetësore, për shkak të përparësive ekzistenciale, po humbet sensi kulturor i krijimit të vlerave në shkencë dhe kulturë, vetë organizimi institucional i veprimtarive shkencore, kulturore dhe artistike, siç shkruhet tej në komunikatë; po humbim shprehitë tona më fisnike për të konsumuar vlera shpirtërore, për t’i dhënë hapësirë krijimit dhe krijimtarisë, për të sofistikuar marrëdhëniet tona, për të ndërtuar dhe mbajtur urat e komunikimit, për të vlerësuar krijuesit dhe arritjet e tyre. 

Duke e ditur dhe duke e parandier se pasojat e kësaj pandemie, shton më tej komunikata,  do të jenë Afatgjate dhe siç konkludohet më tej, nuk do të jetë aq lehtë të kontrollohen shprehitë negative të krijuara nga situate në të cilën po kalon shoqëria, duke pasur parasysh se rrethanat e krizës ekonomike dhe shoqërore që do të vijnë më pas do të lëndojnë rend  ndërmarrësinë kulturore,  

Andaj këto institucione synojnë tërheqim vëmendjen e opinionit kulturor qëndrojë i përbashkuar dhe angazhohet për mos lejuar një erozion pritshëm intelektual, i cili do nxirrte jashtë rrjedhave normale koherencën tone kulturore, trashëgiminë dhe identitetin, duke zbehur qëndrueshmërinë tone përballë integrimeve rrjedhat europiane, përmes vlerave konsoliduara dhe prioriteteve tona kombëtare.  

  “Qëndrimi ynë është që, ashtu siç nuk duhen pritur fatkeqësitë dhe traumat e mëdha natyrore për të kuptuar rëndësinë e shkencës, kulturës dhe ndërkomunikimit, ashtu nuk duhet lejuar që në një të ardhme të afërme ato të gjenden sërish të rrezikuara nga harrimi. Shkenca, arti dhe kultura jonë kombëtare tashmë kanë krijuar një fond veprash me vlerë identitare, të cilat duhen ruajtur dhe kultivuar, duke kërkuar rrugë të përshtatshme që ato të gjejnë përdoruesin e fisëm brenda gjithë hapësirë shqiptare, duke komunikuar intensivisht mes veti, duke intensifikuar bashkëpunimin dhe duke kultivuar një përbashkësi shpirtërore më të qëndrueshme”, thuhetkomunikatën e përbashkët të SHAK, ASHSH dhe QKLL. 

  Po ashtu këto institucione kërkojnë që bashkëpunimi e komunikimi ndërkulturor e ndërshkencor nuk duhet të pësojnë siç kanë pësuar gjithnjë në rrethana krizash, por duhet të intensifikohen, me idenë se një njësi monolite intelektuale është më e qëndrueshme dhe më e përgatitur për sfidat e ardhshme, duke përfshirë edhe përballjen me ndryshimet globale, të cilat janë të pritshme në rrethanat.