Pamje nga konferenca ‘Një komb- një gjuhë’. Foto: KALLXO.com

Akademik Qosja: Kongresi i Drejtshkrimit varrosi përpjekjet për ndarjen e shqiptarëve në dy kombe

Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe i mbajtur në Tiranë në nëntor të 1972-ës i dha fund përpjekjeve të Serbisë për të ndarë popullin shqiptar në dy kombe. Kështu tha sot akademik Rexhep Qosja gjatë fjalës së tij në hapje të Konferencës shkencore ‘Një komb- një gjuhë’, që po mbahet në Institutin Albanologjik në Prishtinë.

Kundërshtimet për gjuhën standarde shqipe, Qosja i ka quajtur separatiste dhe që cenojnë unitetin e kombit shqiptar.  Ai u shpreh edhe kundër idesë që shteti i Kosovës ta ketë gjuhën e vetë standarde.

“Mjerisht këtë qëllim të dikurshëm të Serbisë për t’i ndarë shqiptarët në dy kombe, sot po përpiqen ta realizojnë disa vëllezër tanë nga Kosova e Shqipëria, që shpresoj që ky qëllim nuk do të realizohet”- tha Oosja ndër të tjera gjatë fjalës së tij.

Konferenca shkencore ‘Një Komb – një gjuhë’ po mbahet në shenjë të 50 vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Një fjalë rasti në hyrje të konferencës e mbajti edhe drejtori i IAP-së, Hysen Matoshi.

Ai tha se Kongresi i Drejtshkrimit ishte rezultat i synimeve dhe punës sistematike të gjeneratave të tëra të studiuesve e intelektualëve që nga koha e Rilindjes Kombëtare.

Në konferencë po marrin pjesë studiues të fushave të ndryshme të albanologjisë.

 

Pamje nga konferenca ‘Një komb- një gjuhë’. Foto: KALLXO.com.

Në kuadër të kësaj konference është hapur edhe një ekspozitë dokumentare për Kongresin e Manastirit, Kongresin e Drejtshkrimit.

Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Standarde Shqipe i zhvilloi punimet nga 20-25 nëntor 1972 në Tiranë.

Pamje nga ekspozita ‘Gjuha shqipe nga alfabeti në drejtshkrim’. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga ekspozita ‘Gjuha shqipe nga alfabeti në drejtshkrim’. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga ekspozita ‘Gjuha shqipe nga alfabeti në drejtshkrim’. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga ekspozita ‘Gjuha shqipe nga alfabeti në drejtshkrim’. Foto: KALLXO.com.