Flamujt e Kosovës, Shqipërisë, SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s valëviten para Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës | Foto: ASHAK

Akademia e Shkencave boton librin për studimet albanistike në Itali

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës ka botuar vëllimin “Studimet albanistike në Itali”.

Ky vëllim përfshin përmbledhjen e punimeve nga konferenca shkencore që është mbajtur gjatë tetorit 2019 në Prishtinë.

Në tetor të viti të kaluar AShAK mbajti konferencën shkencore dy ditore, “Studimet albanistike në Itali”, ku u prezantuan kumtesa nga studiues të ndryshëm rreth studimeve mbi shqipe që janë dhe po bëhen në Itali.

Duke pasur parasysh edhe komunitetin e madhe arbresh që jeton në Itali, në këtë vend studimet për shqipen janë mjaft të vjetra dhe paraqesin rëndësi për studimet albanistike.