Ilustrim

Ajri në Prishtinë sot i pashëndetshëm

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje te qytetarët që mos dalin nga shtëpitë për shkak të ajrit të ndotur.

Sipas njoftimit të IKShPK, niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë në mëngjesin e sotëm është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike!

Indeksi i ndotjes së ajrit është 160.

AQI “e pashëndetshme” është prej 151 deri 200. Çdokush mund të fillojë të përjetojë efekte negative shëndetësore, dhe anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të  përjetojnë efekte më të rënda shëndetësore.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës së shpejti do të pajiset me 12 nënstacione monitoruese të ajrit në tërë Kosovën.

Sipas IKSHPK, ky projekt për Cilësinë e Ajrit do të sigurojë që të gjithë Kosovarët të kenë qasje në informacione të sakta dhe të besueshme për cilësinë e ajrit, të cilat mund të përdoren për përmirësimin e shëndetit dhe zvogëlimin e ndotjes.

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.