Ilustrim

Ajri në Prishtinë sot i pashëndetshëm

Cilësia e ajrit sot në Prishtinë është i pashëndetshëm.

Kështu tregojnë të dhënat nga matjet që ka bërë Ambasada e ShBA-së në Kosovë. Indeksi i ajrit në Prishtinë ka arritur në 117 deri pak para orës 10 të ditës së shtunë.

Sipas standardeve nga 51 deri në 100, llogaritet cilësi mesatare e ajrit.

Njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë vështirësi (simptome) të kanaleve të frymëmarrjes.

Prishtina gjatë dimrit sidomos, përballet me ndotje të theksuar të ajrit.

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.