Ajri në Prishtinë, shumë i ndotur

Ajri i Prishtinës në orët e mbrëmjes është matur si shumë i ndotur.

KALLXO.com sjell fotografi nga matësi që gjendet afër Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë.

Sipas këtij matësi, në orën 18:33, ajri ka qenë shumë i ndotur.

Në ekran janë treguar edhe sasia e kemikaleve të ndryshme që gjenden në ajër.

Muajin e kaluar, Ministria e Mjedisit ka vendosur ekrane nëpër disa pjesë të qytetit ku paraqitet niveli i cilësisë së ajrit në kohë reale.

Vendosen ekranet për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit

Cilësia e ajrit si e ndotur në Prishtinë është shënuar edhe gjatë vitit që e lamë pas.