Foto: KALLXO.com

Ajri në Prishtinë, shumë i ndotur

Ajri i Prishtinës në orët e mbrëmjes po del të jetë shumë i ndotur.

KALLXO.com sjell fotografi nga matësi që gjendet sheshin ‘Nëna Terezë’ sipas të cilit ajri në orë 21:13 është shumë i ndotur.

Në ekran janë treguar edhe sasia e kemikaleve të ndryshme që gjenden në ajër.

Në stinën e dimrit, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, vazhdimisht përballet me ajër të ndotur.

Në lidhje me gjendjen e ajrit në Prishtinë si dhe rrezikun që po i kanoset qytetarëve Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka tërhequr vërejtjen se ndotja e ajrit po e kërcënon shëndetin e popullatës.

Sipas Institutit, në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës po zhytet në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole.

Vendosen ekranet për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit